Elton John, Stevie Wonder dhe Ringo Starr pjesë e albumit solo të Eddie Vedder-it

Mediale Vip

Elton John, Stevie Wonder dhe Ringo Starr pjesë e albumit solo të Eddie Vedder-it

Më: 14 janar 2022 Në ora: 12:45
Eddie Vedder

Eddie Vedder i ka shpalosur detajet tjera rreth albumit të tij të ri solo, duke zbuluar që yje si Elton John, Stevbie Wonder dhe Ringo Starr do të jenë pjesë e tij.

Vokalisti i bendit legjendar, Pearl Jam, do ta publikojë albumin e tij “Earthling” më 11 shkurt, nnën prodhimin e Andreë Wyatt.

Vedder do ta promovojë albumin e tij më vonë gjatë këtij viti përmes një turneu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i mbështetur nga një bend i quajtur The Earthlings.

Ky grup do t’i përfshijë producentin Andreë Wyatt, batistin e Jane’s Addiction, Chris Chaney, Glen Hansardin e The Frames, Chad Smith-in e Red Hot Chili Pepprs, dhe anëtarin aktual të Pearl Jam, Josh Klinghoffer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat