Noizy tregon të vërtetën a është në lidhje me Borën

Mediale Vip

Noizy tregon të vërtetën a është në lidhje me Borën

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:23
Noizy

Ditëve të fundit në rrjete sociale është aluduar për një lidhje romantike mes Noizyt dhe moderatores së njohur, Bora Zemani.

Nëpër media të ndryshme shqiptare ka qarkulluar lajmi se ka diçka mes dyshes, pasi në një ndejë ishte shpërndarë një video ku reperi i ka buzëqeshur yllit të “Përputhen”.

Lideri i OTR së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Why Not”, ku mes shumë gjërash ka folur edhe për raportin me 30-vjeçare.

Ai theksoi se me prezantuesen janë vetëm miq dhe se nuk ka asgjë më shumë midis tyre.

“Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë”, ka thënë ai.

Zemani nga ana tjetër muajve të fundit u komentua për raportin me aktorin Donald Veshaj, me të cilin ka qenë së bashku për më shumë se tri vite.

Ajo momentalisht është beqare duke u fokusuar më shumë në karrierën profesionale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat