Xhemi Shehu rikthehet në ekran

Mediale Vip

Xhemi Shehu rikthehet në ekran

Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:26
Xhemi Shehu

Moderatori dhe aktori i njohur, Salsano Rrapi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Goca dhe Gra’.

Salsano Rrapi nuk i ka shpëtuar ‘pyetjes rrufe’ të moderatores Armina Mevlani, ndërsa kjo e fundit e pyet nëse do të ketë një rikthim të Xhemi Shehut.

Ndërsa hezitoi disi, Salsano ‘u dorëzua’ duke zbuluar projektin më të ri që do të vijë në ekranin më të dashur të shqiptarëve.

Moderatorja Xhemi Shehu do të moderojë në krahë të Salsano Rrapit, ndërsa ky i fundit është autor i këtij emisioni, teksa vlen të përmendet një tjetër rikthim i fuqishëm! Altin Basha do të jetë regjisor i këtij emisioni të ri.

“Po, Xhemi Shehu do kthehet në Top Channel. Do jetë përkrah meje në një program të ri që s’ka të bëjë me Portokallinë. Është në bashkëpunim me Top Channel, unë jam autor. Xhemi së bashku me mua është moderatore. Regjisor është Altin Basha dhe ky do të jetë një emision i ri në Top Channel”, u shpreh Salasano.

Salsano ishte i ftuar për të diksutuar për politikanët dhe lidhjen e tyre me humorin. Ai tha se asnjkherë nuk kanë ndodhur të kritikohen nga politikanë, madje ish-kryeministri Sali Berisha i ka thënë dikur se ata janë opozita e vërtetë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat