Jennifer Lopez përshëndet Shqipërinë në një video të publikuar në Instagramin e saj

Mediale Vip

Jennifer Lopez përshëndet Shqipërinë në një video të publikuar në Instagramin e saj

Më: 8 maj 2022 Në ora: 16:16
Jennifer Lopez

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, shquhet si një prej ikonave të bukurisë në mbarë globin.

Ajo është e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh komunikon me ta.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “In the morning” realizoi një video-live me fansat e saj në Instagram, ku u përshëndet nga ndjekës anë e mbanë botës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Mes të tjerash, duket se në sy këngëtares njujorkeze i ra një nga fansat shqiptar, i cili vazhdimisht ka komentuar me “përshëndetje” dhe simbolin e flamurit kombëtar.

Në fund të video-lidhjes me ndjekësit, Jennifer dëgjohet duke përshëndetur fansat e saj gjithë dashamirësi, teksa dërgon një përshëndetje të veçantë për Shqipërinë.

“Mirupafshim Shqipëria, ju pash juve përgjatë komenteve”, thotë Lopez në fund të videos e cila tashmë është shpërndarë gjithandej në Instagram dhe TikTok..

Madje edhe vet artistja e ka publikuar të plotë videon në Instagramin e saj zyrtar ku ndiqet nga mbi 200 milionë ndjekës, ku mund edhe të shihet përshëndetja e saj për shqiptarët në minutën 17:57 të videos. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat