“Pse duhet të ndjehemi “të turpëruar” nga Ronela Hajati dhe arrestimi i Elsa Lilës?” Enkel Demi: Arti nuk është matematikë

Mediale Vip

“Pse duhet të ndjehemi “të turpëruar” nga Ronela Hajati dhe arrestimi i Elsa Lilës?” Enkel Demi: Arti nuk është matematikë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 18:24
Ronela Hajati/ Enkel Demi

Gazetari Enkel Demi ka reaguar mbi pjesëmarrjen e Ronela Hajatit në “Eurovision” dhe skualifikimin e saj në një shkrim rreth mënyrës se si shqiptarët e kanë pritur dhe trajtuar këtë çështje.

Ai e nis shkrimin e tij duke thënë se shqiptarët nuk duhet të ndihen të turpëruar as për këngën e Ronelës dhe as për arrestimin e Elsa Lilës pasi shton se arti nuk është matematikë. Sipas gazetarit publiku u entuziasmua nga kënga e Ronelës dhe e përkrahu si në rrjetet sociale ashtu edhe përmes votimin virtual.

“Nuk e kuptoj përse duhet të ndjehemi të “turpëruar” për këngën dhe interpretimin e Ronelës në Eurovision. Apo ende nuk e marr vesh përse u ndjemë të turpëruar për “arrestimin” e Elsa Lilës, ndërsa tani që e liruan nga të gjitha akuzat pse nuk ndjehemi krenarë… Sipas meje, muzika, këngët, arti figurativ, shkrimtaria nuk janë matematikë. Ajo që mua më pëlqen, dikujt nuk i shkon pas fijes, madje mund ta bëjë me turp. Pra fjala vjen, t’i bëjmë gjyqin RTSH Radio Televizioni Shqiptar pse çoi këtë këngë në Torino mua më duket marri (e theksoj vetëm mua, jo të tjerëve). Por, më kujtohet që publiku u ndje entuziast për këngën e Ronelës në Festival dhe e shprehu këtë me pathos si në rrjetet sociale, ashtu edhe nëpërmjet votimit virtual.”- shkruan ai.

Më tej vijon duke shkruar se “turpërimi” apo “triumfi” ynë nuk është se ndikon tek bota që nuk e dinë se ku bie Shqipëria e mund të na lidhin edhe me Ronelën. “Shqipëria është Ronela, Elsa, por edhe ata që ndjehen me turp. Shqipëria është e shumë shijeve, ngjyrave, opinioneve. Me gjasë, të gjithë mund të kenë të drejtë. Por, për një gjë duhet të jemi të bindur që “turpërimi” apo “triumfi” ynë nuk është se ndikon tek bota, tek italianët, francezët, britanikët, amerikanët. Plot prej tyre as nuk e dinë ku bie Shqipëria e ndonjëherë lodhesh t’jua shpjegosh duke përdorur Greqinë si çengel. Plot prej tyre na lidhin pak me Ronelën, se ku ta gjenim, por më së shumti na identifikojnë me skifterët që vjedhin shtëpi.”

Demi nënvizon se nuk është kategorik dhe udhëhiqet nga mendimi personal mbi dikë e risjellë në vëmendje se droja e opinionit individual mbi personazhin që ka krijuar gjithkush e shtyu të firmos libra me emër tjetër.

“Unë vetë kam shije muzikore të ndryshme, por mundohem të mos jem kategorik. Kur lexoj një libër mundohem mos të prekem nga mendimi personal mbi autorin. Droja e opinionit individual mbi personazhin që ka krijuar gjithkush më shtyu të firmos në libra me emër tjetër. Nejse, më ngjau sikur Ronela paska bërë ndonjë faj me paraqitjen e saj në Torino, megjithëse në Youtube ka kaluar gjysëm milioni klikime pa arritur ende 12 orë. Më kujtohet gëzimi i dy mijë njerëzve në sallë, kur ajo fitoi çmimin e parë në Festival.”

Në fund e mbyll shkrimin e tij me disa pyetje: “Tani pyes veten: sa prej tyre po e shajnë? Po sikur Ronela të kalonte në finale sa prej atyre që po e telendisin tani do ndjeheshin krenarë? Po sikur për një gjë që nuk na pëlqen (pra nuk të pëlqen ty si individ) ta kalosh në heshtje? Po sikur mos të thuash asgjë? Duhet të jetë e vështirë mos me fol… shumë e vështirë besa…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat