Noizy jep detajet për super-koncertin e vitit

Mediale Vip

Noizy jep detajet për super-koncertin e vitit

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:32
Noizy

Prej kohësh, reperi Noizy paralajmëron një super-koncert.

E më në fund, detajet janë bërë të ditura, shkruan lajmi.net.

Ky koncert më i madhi ndonjëherë do zhvillohet në Tiranë me datë 14 gusht.

Reperi përmes një shkrimi ka zbuluar se koncerti me emra të tjerë të ftuarish do e rikthejë nostalgjinë e viteve të fillimit të karrierës së tij, dhe krejt hiteve të pakontestuara.

Shkrimi i plotë i plotë i tij në vijim:

Vēmendjeeee! 

Në 14 Gusht, tek Sheshi Nënë Tereza. Aty do të bëhet koncerti që ju njoftova para pak ditēsh.
#14Gusht Një datë që s keni për ta harru kurrë se do bëhemi bashkë tek koncerti më i madh HipHop (Rhythm & Poetry) që është bërë deri më sot në Shqipëri.
Rezervojeni pra datën 14/Gusht që të mos e humbisni këtë super eksperiencë. Të jemi të gjithë në sheshin “Nënë Tereza”.
Bashkë me mua do të jenë edhe artistët më të mirët të trojeve tona🇦🇱 dhe më të mirë EU🇪🇺.
Më keni mbështetur për shumë vite, dhe falë mbështetjes dhe suportit tuaj sot jemi këtu.
Jua kam borxh këtë koncert, se ju jeni më të mirët dhe dua tjua shpërblej ashtu si e meritoni me koncertin më të madh të mbajtur ndonjëherë.
Po, po flas me gjithë ju që më keni mbështetur nga këngët e para të miat “Kosovë & Shqiperi” “Veç për ty” “OTR me zemer” “Jena mbretër” “Histori e gjate” “Mr Yesterday”. Mbase sot jemi me një moshë bashkë ose mbase jeni më të mëdhenj se unë, mbase jeni dhe me beba  por atë dite ju dua të gjithë bashkë në shesh për të kujtuar ato kohë, sepse koha ikën po muzika është aty.
Sa mirë të përjetojmë edhe një herë të njejtat ndjenja dhe emocione që nga koha kur këngët tona u shpërndanin me Bluetooth nga tel në tel, ose kur shkonim nëpër kafe interneti , apo kur bënim një cd.
Falë Zotit, mbështetjes tuaj dhe punës të pandalur muzika ime i mbijetoi kohës. Ja dolëm që edhe ky brezi i ri të ketë mundësine të shijoj magjinë dhe të më japë forcën për të vazhduar me krijimtarinë time.
Pra, bashkë me ne “Old schoolsat” ju dua edhe ju “New School-sat’ të na ndihmoni me kënget e reja
Oh sa shumë surpriza do ketë për ju më #14Gusht
Datën jua thashë
Por, si do të quhet ky Koncert!? E gjeni dot?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat