Do të bëhet baba së shpejti, Brooklyn Beckham rrëfen planet për zgjerimin e familjes

Mediale Vip

Do të bëhet baba së shpejti, Brooklyn Beckham rrëfen planet për zgjerimin e familjes

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 20:03
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Brooklyn Beckham tregoi së fundmi për Entertainment Tonight planet për zgjerimin e familjes dhe se dëshira e tij është të ketë 10 fëmijë me bashkëshorten, Nicola Peltz. Madje, ai theksoi se do të bëhet baba sa më shpejt, por pret që partnerja e tij të jetë gati.

"Unë gjithmonë kam dashur të bëhem baba i ri. Do të doja të kisha një familje së shpejti, por kur gruaja ime të jetë gati.”

Brooklyn dhe Nicola folën më parë për Variety për planet e tyre familjare.

“Unë vazhdoj t’i them gruas sime, ‘Mezi pres të bëhem baba’! Unë jam gati të kem fëmijë, por gjithmonë i them gruas sime: ‘Kur të duash’,” -rrëfeu Brooklyn, duke shtuar se Nicola dëshiron që fëmija i parë të jetë djalë.

“Do të donim të kishim një familje të madhe një ditë. Do të donim të kishim disa fëmijë tanët dhe do të donim të adoptonim. … Do të ishte shumë mirë të kishim disa Peltz-Beckhams të vegjël që vrapojnë përreth,” -tha ai.

Si Nicola, ashtu edhe Brooklyn, janë pjesë e familjeve të mëdha – ai ka dy vëllezër dhe një motër, ndërsa ajo është një nga tetë fëmijët e familjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat