Muzikanti Example ndahet nga gruaja pas 11 vitesh

Mediale Vip

Muzikanti Example ndahet nga gruaja pas 11 vitesh

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:09
Muzikanti Example dhe gruaja e tij

Muzikanti Example ka njoftuar ndarjen nga gruaja e tij, modelja Erin McNaught.

Ylli, emri i vërtetë Elliot Gleave, 40 vjeç, shkroi se romanca e tyre mori ‘fund’ pas 11 vitesh së bashku dhe tha se ai dhe Erin, gjithashtu 40 vjeçe, do të vazhdojnë të jenë të lumtur si bashkë-prindër për djemtë e tyre, Evander, shtatë vjeç dhe Ennio, pesë vjeç.

Në një deklaratë të përbashkët në Instagram, çifti shpjegoi: “Në fillimin e verës në Mbretërinë e Bashkuar vendosëm të ndaheshim. Kemi kaluar 11 vite të mrekullueshme së bashku”.

“Natyrisht, ne kaluam shumë kohë prapa duke u përpjekur t’i kuptonim gjërat, por arritëm të kuptojmë se ndoshta koha jonë si çift kishte mbaruar”.

“Kështu që vendosëm të ndahemi, ndërkohë që kemi ende dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”, thuhet tutje në postim.

“Jemi shumë të lumtur pasi ky është një vendim i duhur dhe shpresoj që të respektohet nga të tjerët. Çdo gjë është ashtu siç duhet të ishte”, përfundon deklarata.

“Ne jemi bashkë-prindër të lumtur dhe efektivisht tani për gati gjysmë viti dhe djemtë tanë janë të rrethuar me dashuri”.

Çifti u fejuan në vitin 2012, ndërkohë që u martuan në vitin 2013.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat