Tha se nuk e shikon në finalen e “Dancing With The Stars”, Megi Pojani ironizon hapur Ardit Çunin

Mediale Vip

Tha se nuk e shikon në finalen e “Dancing With The Stars”, Megi Pojani ironizon hapur Ardit Çunin

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:01
Megi Pojani dhe Ardit Çuni

Ardit Cuni është një ndër konkurrentët e spektaklit “Dancing With The Stars”. Teksa ishte e ftuar në ‘Goca dhe Gra”, këngëtari u pyet se cilët konkurrentë nuk i shikon për në finale.

Në mes të emrave që Arditi përmendi ishte dhe Megi Pojani. Mirëpo direkt pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i aktores e cila e ka ironizuar këngëtarin nëpërmjet një postimi në IntstaStory.

Megi publikoi një pjesë të deklaratës së Arditit dhe krahas saj shkroi:

“Ok mirë ika. Po ku iki të lutem më jep një direktivë.”

Image
Postimi

Kujtojmë se disa ditë më parë, artist ishte i ftuar në “Wake Up” së bashku me partneren e tij në kërcim ku u pyet nëse synon çmimin e parë dhe kë cilëson si kundërshtar të fortë.

“Kush nuk e do një çmim të parë. Paratë janë një shumë e konsiderueshme. Por mendoj se kam punuar shumë vite dhe ka patur momente që nuk jam vlerësuar si duhet. Kështu që një çmim i parë do ishte një nga momentet më emocionale të karrierës sime. Do i jepja një përgjigje të gjitha atyre brrylave…”– u shpreh ai.

“Kam konkurrencë shumë të fortë,  si fillim konkurrenca më e fortë është me veten,  por Elhaida është shumë rivale e forte”.- përfundoi Çuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat