Dua Lipa vjen për pushime në Shqipëri

Mediale Vip

Dua Lipa vjen për pushime në Shqipëri

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 13:24
Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, tregon se është duke shijuar pushimet në Shqipëri.

Artistja me famë ndërkombëtare ka bërë një postim në rrjete sociale, duke ua bërë me dije fansave se është rikthyer në shtëpinë e saj.

“Në shtëpi”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit të shpërndarë në Instagram me mbi 88 milionë ndjekësit.

Image
Dua Lipa

Bukuroshja duket të jetë për pushime në jug, ndërkohë që ka marrë vëmendje me pozat atraktive.

Krijuesja e hitit “Levitating” duket në top formë me një fustan të zi të shkurtër të kombinuar me një pjesë të bardhë.

Ylli i famshëm ka vënë në pah fizikun atraktiv si dhe një pamje të mrekullueshme të vendit.

Lipa ndërkaq para disa muajve ka marrë shtetësinë shqiptare nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat