Dua Lipa ndjek Brojën në stadium, media angleze zbulon arsyen e pranisë

Mediale Vip

Dua Lipa ndjek Brojën në stadium, media angleze zbulon arsyen e pranisë

Më: 13 janar 2024 Në ora: 21:15
Dua Lipa

Chelsea mori fitoren e tretë radhazi në Premier League, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Fulhamin në derbi, por ajo që tërhoqi vëmendjen në ‘Stamford Bridge” ishte këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.

Kjo e fundit ishte në tribunën e stadiumit dhe besohet se prania e saj lidhej me promovimin e filmit “Argylle”, ku është protagoniste bashkë me Henry Cavill dhe Bryce Dallas Howard.

Bashkë me të ishin edhe një grup personash, që besohet se janë kast i filmit dhe ishin pozicionuar mbrapa pankinës së Chelseat, teksa rreth minutës së 20 ata u ngritën të gjithë duke lexuar libër, për të tërhequr vëmendjen.

Veprime të tjera ishin edhe parja e orës në të njëjtën kohë, apo imitimi i procesit të larjes së dhëmbëve.

Natyrisht këto skena nuk i shpëtuan tifozerisë, por edhe regjisë së Premier League, teksa edhe trajneri Pochettino kishte një logo “Argylle” në xhupin e tij gjatë derbit me Fulhamin.

Media britanike bën me dije se filmi prodhohet nga një kompani në pronësinë e Tod Boehly, i njëjti që ka edhe pronësinë e Chelsea-t, ndaj edhe Dua Lipa ishte në stadiumin “Stamford Bridge” mesditën e të shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat