Sonte koncerti i Dua Lipës, policia tregon për masat e sigurisë

Mediale Vip

Sonte koncerti i Dua Lipës, policia tregon për masat e sigurisë

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 11:52
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botore, Dua Lipa, do të mbajë sonte koncertin e saj në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Për sigurinë e Duas dhe të gjithë atyre që do ta ndjekin këngëtaren për sa afërmi në debutimin e saj janë angazhuar një numër i madhe i pjesëtarëve të policisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se policia e Kosovës ka marr të gjitha masat e nevojshme.

“Policia e Kosovës, sa i përket detyrave dhe autorizimeve ligjore nga aspekti i sigurisë ka ndërmarr, të gjitha veprimet e mundshme operacionale dhe koordinuese, duke bashkëpunuar me organizatorët dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë eveniment. Policia ka angazhuar numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policor për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë, si dhe për të menaxhuar me situatën e sigurisë dhe të trafikut, që nga fillimi e deri në përfundim të koncertit”, është shprehur zëdhënësi Daut Hoxha.

Në këtë koncert Dua Lipa, pritet të këndoj këngët e saj, të cilat tashmë janë bërë hite në të gjithë botën dhe po ashtu ka paralajmëruar se do të këndoj disa këngë të reja pjesë nga albumi i saj që do të vijë së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat