Dasma shqiptare e shekullit në Tiranë: Të ftuar ministra dhe princër

Mediale Vip

Dasma shqiptare e shekullit në Tiranë: Të ftuar ministra dhe princër

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 19:13
Dasma

Mbrëmjen e së shtunës u zhvillua një nga ceremonitë martesore më të përfolura të momentit.

Ylli Ndroqi mbrëmë martoi djalin e tij, Redonin me Marjanën aty ku asnjë dasmë nuk është bërë ndonjëherë, në Pallatin e Kongreseve.

Të ftuar ishin figurat më të njohura shqiptare si nga politika, gazetaria, arti apo biznesi, në dasmën me 530 të pranishëm.

Redon Ndroqi lidhi kurorë me partneren e tij armene, Mariam Akpyan pas përgatitjeve gjatë verës.

Redoni dhe Mariam u njohën ndërsa ishin me pushime.

Familja ka nisur të enjten ceremoninë e parë të dasmës së tij në ‘Hotel Tirana’.

Kishte të ftuar si Ilir Meta e Monika Kryemadhi, Erjon Veliaj me Ajola Xoxën, Ditmir Bushati me bashkëshorten, Leka Zogu II me të fejuarën e tij, e kështu me radhë.

Mes valltarëve të shumtë, ra në sy që këndoi live Artjola Toska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat