Dua Lipa: Njerëzit në Kosovë duan jetë normale

Mediale Vip

Dua Lipa: Njerëzit në Kosovë duan jetë normale

Më: 24 janar 2017 Në ora: 17:53
Dua Lipa

Këngëtarja e cila ka filluar vitin 2017 me shumë risi dhe suksese të njëpasnjëshme së fundmi ka realizuar një intervistë në të cilën flet edhe për Kosovën.

Gjatë kësaj interviste ajo duhej të sqaronte kuptimin e secilës fjali në këngën “Blow Your Mind”.

“Më thuaj jam shumë e çmendur, nuk mund të më frikësosh, s’mund të më frikësosh”, është kjo pjesa e në këtë këngë e cila i kujton qëndrimin në Kosovë.

“Njerëzit më kanë thënë se jam e çmendur për dëshirën që të ndjek muzikën. Veçanërisht në Kosovë. Njoh shumë njerëz që vetëm duan një jetë normale. Shkon në universitet, e përfundon universitetin. Jeta shkon në normalitet, por unë çdoherë e kam kërkuar nga vetja dhe doja të bëj diçka ndryshe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat