Noizy shfaq anën e tij të ndjeshme! Rezarta Shkurta i publikon fotografitë me dashurinë e tij

Mediale Vip

Noizy shfaq anën e tij të ndjeshme! Rezarta Shkurta i publikon fotografitë me dashurinë e tij

Më: 23 mars 2017 Në ora: 09:24
Noizy

Reperi i njohur Noizy nuk ka shumë qejf që anën e tij të ndjeshme ta ndaj në publik, ndoshta kjo sepse i ka më së shumti hije një reperi si ai që të qëndrojë më serioz dhe në përputhshmëri me talentin e tij në Hip Hop. Ama, kur ai ka momentet e tij të ndjeshme janë ndër më të bukurat.

Pika e tij e dobët është padyshim mbesa. Vogëlushja duket se që tani po ecën në hapat e dajës së saj, pozon shumë bukur, vishet me rroba sportive madje, madje ka bërë edhe palestër!

Ka qenë Rezarta Shkurta ajo e cila në profilin e saj ka zbuluar një shërbim fotografik që i ka bërë Noizyt së bashku me mbesën e tij. Fotot janë realizuar në një palestër ku vogëlushja duket se po ushtrohet ndërkohë që Noizy është instruktori.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat