Jennifer Lawrance, gjthnjë e më pak e interesuar mbi prindërimin…

Mediale Vip

Jennifer Lawrance, gjthnjë e më pak e interesuar mbi prindërimin…

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 14:46
Jennifer Lawrance

Jennifer Lawrance është aktualisht në peridhën e promovimit të filmit “Mother!”, dhe në intervistën më të fundit të dhënë lidhur me këtë projekt të fundit, biseda ka anashkaluar disi temën e kinematografisë, duke u fokusuar tek planet e Jennifer lidhur me prindërimin. Aktorja ka habitur jo pak me përgjigjen e saj, e cila nuk ishte dhe aq pozitive saç pritej.

“Nuk kam asnjë plan mbi të qenurit nënë. Për të mos thënë që sa më shumë kalon koha, aq më shumë ndihem konfuze. Po filloj madje të shqetësohem për veten, sepse nuk është kjo mënyra si duhet të funskionojë. Kur isha rreth moshës 22-23 vjeçare, prisja me padurim ditën kur të bëhesha nënë. Ndërsa tani, thjesht më tmerron kjo si ide”, është shprehur (si gjithmonë) sinqerisht Lawrance.

Më pas, gazetarja nuk ka nguruar ta pyesë artisten mbi projektin “Mother!” në tërësi, si u ndje kur mori një ofertë të tillë, ashtu sikurse e ka nxitur Jennifer të flasë pak më shumë mbi marrëdhënien me të dashurin-regjisor, Aronofsky-n.

“Fillimisht, kur lexova skenarin, mu duke shumë i errët. Pata një ndjesi aq të çuditshme, saqë nuk doja ta kisha as në shtëpi një histori të tillë të printuar në letër”, ka rrëfyer Lawrance, për të vazhduar më tej: “Pastaj, e kuptova që kjo vinte thjesht si pasojë e gjenialitetit të Darren. Ishte kjo pikërisht arsyeja pse kisha dashur gjithmonë të punoj me të: nuk i trembet asgjëje, është i prerë dhe guxon shumë.”  J-Law mbetet një ndër yjet më të sinqertë e mendjehapur në Hollywood…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat