Vito Schnabel arrestohet pak javë para ndarjes me Heidi Klum

Mediale Vip

Vito Schnabel arrestohet pak javë para ndarjes me Heidi Klum

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 13:07
Vito Schnabel dhe Heidi Klum

Vetëm disa javë para se Heidi Klum konfirmoi ndarjen e saj nga Vito Schnabel, ish-i dashuri i supermodeles është arrestuar për posedim të paligjshëm të substancave të kontrolluara, të cilat nuk janë për shitje.

"Është me rëndësi të mbahet mend se Vito është ende i pafajshëm deri në momentin kur gjykata të vendosë nëse është fajtor ose jo”, thuhet në kumtesë.

Heidi Klum ka konfirmuar se ajo dhe Schnabel i kanë dhënë fund lidhjes së tyre trevjeçare.

“Besoj se kjo është e rëndësishme për të marrë pak kohë për të pushuar dhe për të reflektuar”, ka thënë Klum.

Klum dhe Schnabel filluan lidhjen në vitin 2014. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat