Bora Zemani zbulon nëse do rikthehet me ish-bashkëshortin

Mediale Vip

Bora Zemani zbulon nëse do rikthehet me ish-bashkëshortin

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 09:04
Bora Zemani dhe DJ Vin Veli me djalin e tyre

Ndarja e moderatores Bora Zemani nga bashkëshorti i saj DJ Vin Veli, bëri bujë në mediat rozë muajve të fundit, për shkak se ata janë prindër edhe të një diali.

Bora Zemani në një intervistë të fundit për “Pop Culture” ka treguar detaje të tjera nga kjo ndarje.

Ajo thotë se fotot në Instagram me Vinin nuk i ka fshirë sepse i bie që të fshijë të shkuarën.

“Mes nesh nuk ka hatermbetje, por miq nuk jemi. Flasim për të mirën e djalit. Ish-bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok. Aktualisht nuk jemi miq në Instagram, sepse kështu ndodhi pas zënieve të para. E kemi të dy Instagramin e hapur dhe s’ka asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë. Krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë. Kjo ishte keqkuptim. S’ka lidhje fare me këtë gjë”, u shpreh Bora.

Ajo shtoi se njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj dhe gjëja më e bukur që i ka ndodhur, është djali Arbor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat