“The Cranberries” do të publikojnë albumin e fundit me vokalin e Dolores O’Riordan - Bota Sot
“The Cranberries” do të publikojnë albumin e fundit me vokalin e Dolores O’Riordan

Mediale Vip

“The Cranberries” do të publikojnë albumin e fundit me vokalin e Dolores O’Riordan

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:47
Grupi irlandez, “The Cranberries”

Grupi irlandez, “The Cranberries”, ka njoftuar se deri në fund të këtij viti do ta publikojë një ribërje të albumit “Everybody Else is Doing It, So Why Can’t We?” nga viti 1993.

Veç kësaj, anëtarët e mbetur të bendin ka bërë të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm do të lansojnë materialin muzikor, në të cilin kishin punuar para vdekjes së këngëtares Dolores O’Riordan.Ribërja e albumit “Everybody Else is Doing It, So Why Can’t We?” ishte caktuar të dilte këtë muaj në kuadër të 25-vjetorit të publikimit të parë, mirëpo planet u anuluan pas vdekjes së Dolores.

Në album do të përfshihen edhe disa këngë të reja, të papublikuara më parë.

Ndërkaq, anëtarët e grupit janë zotuar që t’i përfundojnë materialet e mbetura me vokalin e O’Riordan dhe do t’i publikojnë në vitin 2019, në kuadër të një albumi të ri.

“Plani është që ta përfundojmë atë projekt dhe deri në fund të këtij viti të publikojmë versionin e veçantë të albumit të lansuar para 25 vitesh”, kanë thënë anëtarët e “The Cranberries”.

Kujtojmë se këngëtarja e “The Cranberries”, Dolores O’Riordan, u gjet e vdekur më 15 janar në një dhomë hoteli në Londër. Ajo ishte 46 vjeçare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test