Djalë apo vajzë? Veliaj tregon çfarë fëmije dëshiron të ketë

Mediale Vip

Djalë apo vajzë? Veliaj tregon çfarë fëmije dëshiron të ketë

Më: 1 maj 2018 Në ora: 08:40
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin më të dashur të fëmijëve “Në kurthin e Piter Panit” në ekranin e Tv Klan.

Pyetjeve pikante të vogëlushëve, kryetari Veliaj iu përgjigj me shumë çiltërsi. 

Çifti Veliaj dhe Arjola nuk kanë ende një fëmijë, dhe kjo ishte dhe një nga pyetjet që i bëri njëri prej fëmijëve. 

-Kur të bëni një fëmijë, kujt do të doje ti ngjajë?

Erion Veliaj- Shpresoj ti ngjajë teta Arjolës, sepse ajo është shumë e bukur dhe shumë e zgjuar.

Çfarë do të lindë gruaja jote, çun apo vajzë?

Erion Veliaj-Shpresoj shumë që në të bëjmë një fëmijë dhe ndoshta këtë vit që teta Arjola ka mbaruar doktoraturën, jemi gati që të bëjmë një fëmijë. Unë dua shumë një gocë.

Ti ju thua fëmijëve të botës që juve ju kam si fëmijët e tu. Dmth, unë kam, dy baba? Edhe unë jam fëmijë bote…

Erion Veliaj- Jo, ti ke mamin dhe babin tënd, por ne i trajtojmë fëmijët në kopshte dhe në çerdhe sikur të jenë fëmijët njësoj dhe kjo është arsyeja pse e marrim seriozisht këtë punë.

Por vogëlushët nuk nguruan ti bënin kryetarit Veliaj edhe pyetje për poltikën.

-Nëse nuk do merreshe me politikën me çfarë profesioni do të merreshe?

Erion Veliaj- Po të mos merresha me politikën, me shumë gjasa do të isha mësues.

Cilët politikanë janë më të mirë, të Veriut, apo të Jugut?

Erion Veliaj-Unë mendoj se rëndësi ka që ata të bëjnë punën, nuk ka rëndësi se nga janë.

Gjithashtu Veliaj na rrëfeu dhe për takimin e parë me bashkëshorten e tij si dhe kur e ka puthur për herë të parë Arjolën.

Kur e ke takuar gruan tënde dhe kur e ke puthur për herë të parë?

Erion Veliaj- Jemi takuar nga miq të përbashkët. Disa shokë të mi, por edhe të Ajolës, më kishin thënë që ajo është vajzë e shkëlqyer. Unë i sha pak dyshues në fillim. Jemi takuar në Paris, ajo ishte studente atj dhe e kam puthur për herë të parë në takimin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat