Ju prezantojmë të rinjtë e pop-rokut shqiptar Butrint dhe Nita Bardhi! - Bota Sot
Ju prezantojmë të rinjtë e pop-rokut shqiptar Butrint dhe Nita Bardhi!

Mediale Vip

E shtunë, 20 tetor 2018

Ju prezantojmë të rinjtë e pop-rokut shqiptar Butrint dhe Nita Bardhi!

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 16 maj 2018 Në ora: 17:49
Butrint dhe Nita Bardhi!

Falë zhanrit të tyre muzikor janë ndryshe nga të tjerët, pasi ata pëlqejnë muzikën pop-rock, dhe nëse do të keni vetëm pak minuta e do të dëgjoni këngën e tyre “Destinacioni I lumturisë” do ta kuptoni artin e tyre. Quhen Butrint e Nita Bardhi dhe janë motër e vëlla, tepër të rinj e të talentuar me origjinë nga Prizreni por që jetojnë në Suedi e për këtë këngë të parë të tyre profesionalisht ardhur me një klip të bukur, kanë bashkëpunuar me artistin e njohur Naser Berishën me studion BB Records, ku ai është producenti i këngës së tyre. Kënga ka nisur të pritet mjaft mirë, ndërsa ata megjithëse jetojnë larg e ndjekin muzikën shqiptare, ndërsa muzika Pop që po ecën mirë në tregun shqiptar atyre po ju pëlqen, duke veçuar Era Istrefi dhe Butrint Imeri.

Por Butrinti i cili ka shkruar dhe komponuar këngën e tij, kontakton me ne ku na tregon se është i inspiruar nga ajo muzikë dhe ata muzikantë që krijojnë hite të pavdekshme si :Armend Rexhepagiq, Elita 5, Veli Sahiti, Trix, Osman Shehu, Selami Kolonja dhe Naser Berisha. Dhe duke pasur këto shembuj dhe atë vokal të tyre ne ju themi mbani mend këta dy emra Butrint dhe Nita Bardhi, pasi do të kenë të ardhme në tregun muzikor shqiptar.BS

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test