Ish-burri i Albëries bashkëjeton me një vajzë, Hadërgjonaj: Uroj të jetë i lumtur - Bota Sot
Ish-burri i Albëries bashkëjeton me një vajzë, Hadërgjonaj: Uroj të jetë i lumtur

Mediale Vip

E mërkurë, 17 tetor 2018

Ish-burri i Albëries bashkëjeton me një vajzë, Hadërgjonaj: Uroj të jetë i lumtur

Më: 26 maj 2018 Në ora: 22:39
Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj është ndër këngëtaret më të njohura.

Ajo ishte sot e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”.

Hadërgjonaj u pyet nga drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi për ish-bashkëshortin e saj, me të cilin është ndarë prej vitesh. Këngëtarja nuk nguroi të përgjigjej, teksa tha se ai është një njeri shumë i rëndësishëm për të dhe vajzat e saj.

Ermal Mamaqi: “Meqë ra fjala për ish-burrin tënd, çfarë bën ai? Është rimartuar?”

Albërie Hadërgjonaj: “Ai bashkëjeton prej vitesh me një vajzë dhe uroj të jenë të lumtur. Ai është njeri shumë i rëndësishëm për mua dhe për vajzat e mia. Ka qenë ish-bashkëshorti im. Ka qenë një njeri që më ka dhënë dorë të jashtëzakonshme në karrierë dhe i dua më të mirën e mundshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test