Është sezona e verës dhe pozat atraktive në bikini nga yjet e muzikës nuk po mungojnë.
Qoftë të huajat por edhe ato shqiptare, i kanë mbushur rrjetet e tyre sociale me publikimin e imazheve të tilla në të cilat duken tejet seksi.
Nëse i shikon radhazi, duket madje se ato janë në ‘garë’ me njëra-tjetrën. E nuk kanë pasur se si të mungojnë edhe fotot e Rovena Stefës në bikini.
Kjo e fundit njihet për pozat tërheqëse dhe kjo nuk është hera e parë që emri i saj lakohet në media.