Xhenifer Lopez: “Burrat nën 33 vjeç? S`ke ç`i do!” - Bota Sot
Xhenifer Lopez: “Burrat nën 33 vjeç? S`ke ç`i do!”

Mediale Vip

E martë, 23 tetor 2018

Xhenifer Lopez: “Burrat nën 33 vjeç? S`ke ç`i do!”

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 19:20
Xhenifer Lopez

Është personazhi i saj në serialin  “Swipe Sessions“, këshilltare e një këngëtareje 29 vjeçare të quajtue Brooke e cila kërkon gjysmën tjetër të saj në Tinder, që i thotë këto fjalë. Në kohën kur Brooke shikon profilet e kandidatëve të mundshëm, Xheni, që ndoshta përcjell këtu dhe një pjesë të eksperiencës së vet personale, i thotë:“ Burrat nën 30 vjec, janë të padobishëm“!

Sigurisht, kjo nuk vlen për të gjithë, por doktoresha Jane Greer, eksperte e marrëdhënieve dhe problemeve në çift, tha për INSIDER se këshilla e Lopezit ështe deri diku e vërtetë. Mund të duhen 30 vjet që burri të arrijë të realizohet profesionalisht e të ketë stabilitet financiar , aspekte këto që do ta ndihmojnë të ndihet më mirë me veten.

Pra, pjekuria ecën krah për krah me eksperiencën dhe suksesin, sipas ekspertes. Kjo nuk do të thotë sidoqoftë se meshkujt nën 30 vjeç nuk mund të kenë marrëdhënie serioze dhe afatgjata, por gjasat janë më të mëdha që pas kësaj moshe te jenë më të predispozuar për lidhje që cojnë në martesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test