Besart Halimi dhe Armend Shabani publikojnë baladën e re “Shko” - Bota Sot
Besart Halimi dhe Armend Shabani publikojnë baladën e re “Shko”

Mediale Vip

E martë, 20 nëntor 2018

Besart Halimi dhe Armend Shabani publikojnë baladën e re “Shko”

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:42
Besart Halimi

Këngëtari i njohur Besart Halimi, u shndërrua në një personazh shumë të përfolur në media javën e kaluar.

U përfol se ai dhe bashkëshortja e tij po shkonin drejt ndarjes, gjë të cilën e hodhi poshtë vet këngëtari, duke thënë se nuk është e vërtetë.

E pas gjithë kësaj zhurme mediatike, Besarti ka vendosur që të publikojë këngën e tij më të re, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me këngëtarin Armend Shabani.

“Shko” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika është realizuar nga vet Besart dhe Armendi, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Krenar Halimi.

Orkestrimi i është besuar kompozitorit Virusi, gjersa masteringu është realizuar nga Florent Boshnjaku.

“Shko” është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft të veçantë, i cili është xhiruar në Budva të Malit të Zi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test