Mos vallë Ronela Hajati pranoi lidhjen me Young Zerkën?

Mediale Vip

Mos vallë Ronela Hajati pranoi lidhjen me Young Zerkën?

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 22:51
Ronela Hajati pranoi lidhjen me Young Zerkën?

Pak minuta më parë nisi transmetimin programi argetues i së shtunës mbrëma “Shiko kush luan”, drejtuar nga moderatorja Luana Vjollca.

Me shumë humor dhe batuta nga të ftuarit, kërcime e lojra nuk mund të na kalonte një batutë e Ronela Hajatit. Prej kohësh në media qarkullon lajmi se mes saj dhe Young Zerka ka një lidhje dashurie që i kalon kufijtë e miqësisë por asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar publikisht. 

Mbrëmjen e sotme në lojën “Mos mba me hatër”, Ronela kishte përballe tre artistë me të cilët ka bashkëpunuar në muzikë. Loja konsiston ne zgjedhjen e atij që do martohej, do dilte për një darkë dhe do eleminonte midis Ypung Zerkes, Agon Amiges dhe Lyrical Son.

Duke u ngacmuar pak nga Adi i cili tha se të kemi zgjedhur këta djemtë meqë ke bashkëpunuar një çikë nën rrogoz, mbi rrogoz…

Ronela plot humor dhe me çiltërsinë që e karakterizon u përgjigj: “Po po edhe brenda në rrogoz. E meqë jemi këtu po eleminoj atë që është vërtetë brenda rrogozit meqë është një lojë, po eleminoj Zërkën”.

Pas kësaj batute Ronela na la të kuptojmë se ndoshta ky ishte një moment që pranoi publikisht marrëdhënien e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat