Genet e mira apo shiringat e shtrenjta? Ja si përgjigjet Çiljeta

Mediale Vip

Genet e mira apo shiringat e shtrenjta? Ja si përgjigjet Çiljeta

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:28
Çiljeta Xhilaga dhe Ermal Mamaqi

Çiljeta Xhilaga është ndër këngëtaret më të njohur të muzikës shqiptare. Ajo dje ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Gjatë emisionit, moderatori Ermal Mamaqi e cilësoi këngëtaren si një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe e pyeti atë nëse ka bërë ndërhyrje.

Këngëtarja tha se disa vite më parë ka bërë ndërhyrje, por tashmë jo më.

Ermal Mamaqi: Çiljeta ka qenë një nga femrat më të bukura të Shqipërisë, që në kohën kur pihej cigarja brenda.

Çiljeta Xhilaga: Kur flet ti më duket sikur jam plakur shumë…

Ermal Mamaqi: Jo përkundrazi… Por kush ta mbushi mendjen t’i hysh rrugës së artit? Ka qenë dikush apo se mban mend? Petri Bozo?

Çiljeta Xhilaga: Me Petrin kam punuar që adoleshente, por unë e kam patur që e vogël pasion artin. Organizoja të gjitha festat e shkollës. E kam patur prirje që e vogël artin. Me bukurinë s’kam patur lidhje, kam qenë me flokë të shkurtra kështu si ti, si çun haram.

Ermal Mamaqi: Çiljeta është bërë nënë dhe vazhdon të jetë në formë të zjarrtë. Tani janë genet e mira, apo shiringat e shtrenjta?

Çiljeta Xhilaga: Unë nuk jam kundër shiringave, sepse kam bërë edhe vetë para disa vitesh. Bëra para 4 vitesh ballin dhe më ikën vetullat si japonez, i thash vetes mos u merr më me këtë punë.

Ermal Mamaqi: Edhe unë e kam lënë rrudhën të më mbulojë sytë.

Çiljeta Xhilaga: Besoj se është çështje geni. Unë në fakt kam dhe 2-3 vjet që kam lënë edhe palestrën…

Ermal Mamaqi: Thjeshtë është lloji i copës…

Çiljeta Xhilaga: Lloji i copës kam përshtypjen…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat