Sean “Diddy” Combs ka thyer heshtjen gjatë ditës së djeshme, pas vdekjes së ish të dashurës së tij, Kim Porter.
Reperi në rrjete sociale ka bërë një postim të ndjeshëm për nënën e tre fëmijëve të tij, e cila ka ndërruar jetë të enjten në moshën 46 vjeçare.
“Në tri ditët e fundit, jam përpjekur të zgjohem nga ky makth. Por, nuk kam mundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty, e dashur. Më mungon shumë”.
“Sot do të përpiqem të të respektoj, do të përpiqem të gjej fjalët që të përshkruaj lidhjen tonë të papërshkrueshme. Ne ishim më shumë se shokë të ngushtë, ne ishim më shumë se shpirtra binjakë. Ne ishim shumë më ndryshe se kjo. Më mungon shumë”, ka shkruar 49 vjeçari Diddy në llogarinë e tij në Instagram.
Porter u gjet e vdekur ditën e enjte në shtëpinë e saj në L.A.
TMZ ka raportuar se policia kishte marrë një telefonatë ku u raportua për një “pacient me sulm në zemër”.
Një burime tjetër ka thënë se Porter ka vuajtur nga pneumonia javët e fundit.
Megjithatë, shkaku i vdekjes së saj nuk dihet akoma.
Diddy dhe aktorja ishin në lidhje kohë pas kohe, nga viti 1994 deri në vitin 2007. Ata kanë bashkë tre fëmijë, djalin Christian (20) dhe vajzat binjake Jessie James dhe D’Lila (11).
Diddy gjithashtu ka adoptuar djalin e Porter, Quincy, nga lidhja e saj e mëhershme me producentin muzikor, Al B.Sure.