P.Diddy flet publikisht pas vdekjes së ish të dashurës

Mediale Vip

P.Diddy flet publikisht pas vdekjes së ish të dashurës

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:09
P.Diddy me ish te dashuren

Sean “Diddy” Combs ka lëshuar një deklaratë në lidhje me ish të dashurën e tij Kim Porter, e cila vdiq javën e kaluar.

Reperi dhe familja e Kim ndanë deklaratën e përbashkët me TMZ.

“Nuk kishte me të vërtetë asnjë grua si ajo. Edhe pse koha e saj këtu në tokë ishte shumë e shkurtër, ajo jetoi një jetë me plot qëllim dhe kuptim. Ajo ishte një nënë e dashur dhe një mike e përkushtuar”, shkroi familja.

“Ajo ishte mishërim i mirësisë. Nuk kishte një person me të cilin u takua që nuk ia preku shpirtin. Kim ndryshoi të gjithë për të mirë. Megjithëse kemi humbur një njeri të tillë, Perëndia ka fituar një engjëll të veçantë dhe ne e dimë se ajo po na vëzhgon”, vazhdoi familja.

“Ajo do të kujtohet përgjithmonë. Si një familje, ne premtojmë se do ta nderojmë atë çdo ditë të jetës sonë. Gjithmonë do ta duam. Familjet Porter, Goodwin dhe Combs”, përfunduan ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat