Dua Lipa këndon njërën prej temave muzikore të filmit “Alita: Battle Angel”

Mediale Vip

Dua Lipa këndon njërën prej temave muzikore të filmit “Alita: Battle Angel”

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:20
Dua Lipa

Sukseset e Dua Lipës për vitin 2018 janë duke vazhduar akoma, edhe pse tashmë jemi në mbyllje të vitit. Këngëtarja shqiptare ka realizuar njërën prej temave muzikore të filmit “Alita: Battle Angel”.

Përmes një njoftimi në Instagram, 23-vjeçarja i ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që ia kanë dhënë mundësinë që muzika e saj të jetë pjesë e këtij filmi.

Për më shumë, Dua ka treguar se këngës me titull “Swan Song” ia ka realizuar edhe videoklipin dhe mezi pret ta ndajë me fansat e saj.

“‘Alita: Battle Angel’! Kënga zyrtare nga e juaja me ndihmën e miqve të mi Justin, Kennedi, Junkie XL dhe Mattman & Robin. Jam shumë krenare që jam përfshirë në këtë film të mrekullueshëm më një protagoniste femër të fortë”.

Faleminderit gjithë ekipit të Alita që e ka sjellë këtë karakter. Faleminderit James Cameron, Jon Landau, Robert Rodriguez dhe 20th Century Fox për këtë mundësi. Të gjithë duhet ta shohin këtë film. (Kemi bërë edhe një video muzikore dhe jemi kënaqur duke e xhiruar! Mezi pres ta shihni)”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.

“Alita: Battle Angel” është një film aksion kibernetik i bazuar në veprën e Battle Angel Alita që në Japoni njihet si Gunnm.

James Cameron dhe Jon Landau janë producentë të filmit me regji të Robert Rodriguezit, ndërsa skenarin e ka shkruar Cameron me Laeta Kalogridis.

Rosa Salazar, Christoph Waltz, Jennifer Connelly, Mahershala Ali, Ed Skrein, Jackie Earle Haley e Keean Johnson luajnë në rolet kryesore.

Premiera e këtij filmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është caktuar për datën 14 shkurt 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat