Almeda Abazi entuziaste për shtatzëninë, pozon pranë ‘Çënarit’ me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Almeda Abazi entuziaste për shtatzëninë, pozon pranë ‘Çënarit’ me barkun e rrumbullakosur

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:14
Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysiman

Çifti i famshëm Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysiman, pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja nuk kanë zbuluar gjininë e fëmijës, ndërsa duken të lumtur që së shpejti do të bekohen me fëmijë.

Këtë e vërteton edhe fotografia e fundit që aktori Saysiman ka ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory.

Çifti kanë pozuar në krah të njëri-tjetrit, teksa Alemda vinte në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

E veshur me një fustan të zi, dhe e ulur në prehërin e bashkëshortit, Abazi dukej mjaft e hareshme dhe e buzëqeshur.

Ata kanë një karrierë shumë të suksesshme në Turqi, ndërsa së fundmi Almeda vendosi të debutojë edhe si këngëtare.

Tolgahan dhe bukuroshja shqiptare janë gjithashtu të ndjekru nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat