Gresa Pallaska, me shumë fytyra

Mediale Vip

Gresa Pallaska, me shumë fytyra

Më: 23 mars 2010 Në ora: 13:32

Gresa Pallaska mund të transformohet në një grua plakë në një 15 vjeçare. Këtë ia mundëson profesioni i saj prej aktoreje. Kështu edhe ka ndodhur, të luajë role nga më të ndryshmet, qoftë në teatër, në ndonjë film, apo edhe në serialin “Familja moderne”, në të cilin ka rolin e Trëndelinës. Ajo është vlerësuar për punën e saj. Ndërkohë shpeshherë i kanë dhënë role edhe të moderatores, pasi Gresa ka afinitete të ndryshme. Ka zë të mrekullueshëm, kështu që në shfaqje, kur është dashur të këndojë dikush, ajo e ka bërë këtë punë në mënyrën më të mirë. Ka guxuar të bëjë një shou të vetin, për Vitin e Ri dhe ta prezantojë atë. Ndërkohë që është shumë humane. Në faqen e saj në internet pareshtur bën thirrje për ndihmë të njerëzve me nevojë. “Miku i mirë shihet në ditë të vështirë, kështu që t’u ndihmojmë vëllezërve tanë nga Shkodra, duke dërguar sms”, ishte mesazhi i saj në facebook. Një fotografi e saj nga Krenare Limani për një rol të saj shumë vite më e vjetër se sa që është.

Violetë Pllana

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat