Fuqitë e mrekullueshme të karafilit analgjetik, afrodiziak, aromatik, antiseptik, luftues i kolesterinës…

Mjekësi alternative

Fuqitë e mrekullueshme të karafilit analgjetik, afrodiziak, aromatik, antiseptik, luftues i kolesterinës…

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Mirëpo karafili është bimë e fuqishme shëruese me ndikimin e verifikuar kundër inflamacioneve, dhembjeve, oksidimit dhe karcinomeve…

Edhe pse të vegjël, karafili (lat. Syzygium aromaticum) është ilaç i fuqishëm për shumë sëmundje.

Karafili vepron si agjent kundër mikrobeve, duke i vrarë parazitët dhe bakteret në traktin e tretjes. Në doza të moderuara lehtëson fryrjen e tepërt dhe ngërçet.

Përbërësi kryesor i karafilit, vaji eterik me eugenol, i jep kësaj erëze shije dhe aromë karakteristike. Përmban edhe tanin, rrëshirë, mukozë dhe përqindje të madhe flavonoidesh.

Nuk përmban gluten dhe vetëm me anë të një çaji me karafil ju mund të dezinfektoni me gargara edhe dhimbjen e fytit.

Vret parazitët dhe bakteret e këqija

Pastrimi antiparazit me vaj karafili është një ndër metodat më efektive të pastrimit të gjithë organizmit, prandaj edhe është një ndër tre përbërësit e programit antiparazit të dr. Hulde Clark.

Veti kundërbakteriale

Sipas një studimi në Buenos Aires, vaji i karafilit mban larg baktere si E. Coli ose staphylococcus. Këshillohet që për 21 ditë të realizohet gargare bimore me vaj karafili dhe borziloku, si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e gojës.

Eliminon acidin e tepërt në stomak

Ju mund të kafshoni një farë karafili dhe ta mbani në gojë. Lëngu i çliruar prej saj do të zbusë menjëherë urthin dhe do t’ju qetësojë.

Një mënyrë tjetër është ta përtypni farën e karafilit pas çdo vakti për të zbutur gjasat e aciditetit të lartë dhe shqetësimeve të krijuara prej tij.

Përmirëson tretjen

Ai është një minierë e vërtetë fibrash dhe enzimash të tretshme, që parandalojnë kapsllëkun dhe përmirësojnë punën e zorrës së trashë. Në këtë rast këshillohet që karafilin ta konsumoni në trajtë pluhuri, të shoqëruar me mjaltë.

Të vjellat

Kokrrat e karafilit përdoren edhe kundër të vjellave, problemeve në tretje dhe shqetësimeve intestinale.

Dhimbje koke

Lehtëson dhimbjen e kokës duke stimuluar qarkullimin e gjakut. Përtypja e disa kokrrave karafila ose çaji i tyre është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen e kokës dhe për të parandaluar lodhjen mendore.

Qetëson dhimbjen e dhëmbëve

Karafili njihet për vetitë e shumta antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjet e ndryshme. Merrni pak karafil, përtypeni për 5 sekonda dhe vendoseni në dhëmbin apo dhëmballën që ju shqetëson derisa dhimbja të pushojë.

Forcon sistemin imunitar

Shtoni në dietën tuaj karafil të thatë, i cili ka një veprim të jashtëzakonshëm në rritjen e qelizave të bardha të gjakut, falë përmbajtjes së tij në vitaminë C.

Afrodiziak

Kokrrat e karafilit janë konfirmuar për fuqitë e tyre afrodiziake. Gjithashtu i japin fuqi afrodiziake çdo pjate me të cilën shërbehen.

Për të konservuar ushqimin

Kokrrat e karafilit pengojnë procesin e oksidimit të lipideve duke bërë që ushqimet të ruhen më gjatë.

Kujdes: Përdorimi i karafilit nuk këshillohet për gratë shtatzëna dhe ato me gjidhënie.

Në rastet e përdorimit të karafilit duhet të kujdesemi të mos tejkalojmë masën, sepse në të kundërt ka veti djegëse dhe toksike.

Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut ose ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat