Këto vlera ka lëvorja e patateve

Mjekësi alternative

Këto vlera ka lëvorja e patateve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Pataja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese.

Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin, shkruan “AgroWeb”.

Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka lëkura e patates, e cila gabimisht përfundon në koshin e plehrave.

Në lajmin më poshtë do të mësoni përfitimet e mëdha që mbart lëkura e patates, mënyrat e përdorimit të saj si dhe përse nuk duhet ta hidhni kurrë.

Për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak rekomandohen gatime apo ushqime të përgatitura me lëngun e lëkurave të patates.

Ndihmon për Rënien në Peshë
Lëkura e patates përmban sasi shumë të vogla yndyrnash, vitaminash dhe mineralesh të cilat ndikojnë në mbajtjen e trupit në formë.

Forcon Imunitetin
Lëkura e patates është jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C dhe vepron si një antioksiduese e fortë.

Krahas kësaj, lëkura e patates përmban vitaminën B kompleks ashtu si edhe kalçium, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e aktivitetit të sistemit imuntar.

Ul nivelin e kolesterolit në gjak
Përmbajtja e lartë me fibër e kombinuar me antioksidantët dhe polifenolet ndikon në reduktimin e sasisë së kolesterolit në gjak.

Për personat që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak, këshillohet të konsumojnë patate të gatuara me gjithë lëkurë.

Ul rreziqet e problemeve me zemrën
Lëkura e patates është gjithashtu e pasur me kalium, një mineral esencial dhe i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Ato ndihmojnë në minimizimin e prekjes së zemrës nga sëmundje të ndryshme dhe përmirësojnë aktivitetin e saj.

Për nivelin e sheqerit në gjak
Një nga vetitë e mira të lëkurës së patateve është ruajtja e nivelit të sheqerit në gjak.

Konsumimi i lëkurës së patateve ndikon pozitivisht edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Kundër djegieve në Lëkurë
Lëkura e patates mund të përdoret edhe si kura natyrale kundër djegieve të vogla të lëkurës.

Mjafton të vendosni copëza të lëkurës së patates nga ana e tulit mbi zonën e djegur dhe ajo të qetësohet menjëherë.

Si t’i pastroni
Para se të nisni përdorimin e lëkurës së patateve duhet të kujdeseni më parë që kokrrat e patateve t’i pastroni mirë me ujë me sodë dhe më pas t’i lani me ujë të rrjedhshëm.

Uji me sodë është mënyra më praktike për të larguar të gjitha papastërtitë e lëkurës së patates duke e pastruar atë rrënjësisht.

Përgatitja dhe përdorimet
Lëngu i lëkurave të patateve përgatitet krejt lehtë. Mjafton t’i vendosni lëkurat e 5-6 patateve mesatare me 1.5 kg ujë në një tenxhere dhe lërini të ziejnë përreth 20 minuta.

Mënyra më e mire për të përfituar vlerat e lëngut të lëkurave të patates është ta përfshini atë në gatime të ndryshme, siç është përgatitja e supave dhe gjellrave të ndryshme, përgatitja e bukës së shtëpisë apo edhe ëmbëlsirave.

Në rastin e brumit të bukës, lëngu i patateve zëvendëson ujin dhe e bën bukën edhe më të shëndetshme por edhe ndikon që buka të fryhet dhe të jetë më e butë.

Në rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave, lëngu i patatesh zëvendëson qumështin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat