Si ndikon aktiviteti fizik tek diabetikët?

Mjekësi alternative

Si ndikon aktiviteti fizik tek diabetikët?

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 00:49
Foto ilustrim

Njerëzit me diabet ( sëmundje të sheqerit) kanë një cilësi dhe pritje më të mirë të jetës, aq sa kontrollohet semundja. Një peshë trupore normale , vlera të tension te gjakut nën 140/80 mmHg, vlera të lipideve në gjak nën 200 mg/dl dhe niveli sheqeri në gjak nën 10 mmol/L (180 mg / dl) janë pjesë e një diabeti mirë të kontrolluar. Në të dy llojet e diabetit, aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në përmirësimin e këtyre vlerave.

Aktiviteti fizik i ndihmon diabetiket të kontrollojnë peshën trupore dhe të zhvillojnë një ndjenjë fizike më të mirë në trup. Kjo rezulton në efekte positive të mëtejshme:

1. Niveli i sheqerit në gjak bie: sheqeri në gjak shndërrohet direkt në energji dhe përdoret për stërvitje

2.Trupi ka nevojë për më pak insulinë: qelizat muskulore janë më të ndjeshme ndaj insulinës dhe do të kenë më pak nevojë për te. Kjo është e rëndësishme në mënyrë që të mos kalojë trupi në hipoglikemi.

3. Tensioni i gjakut bie: ushtrimet e rregullta mund të ulin presionin e gjakut me 5 deri në 10 mm Hg. Aktivitete sportive të rregullta janë në veçanti të përshtatshme për këtë.

4.Metabolizmi i yndyrës rritet: trupi mund të prodhoje energji nga rezervat e yndyrës që janë të nevojshme për aktivitete sportive. Nëse nga aktiviteti fizik rezulton një ekuilibër negativ të energjisë, depozitat e yndyrës mund të shpërbëhen.

5. Qarkullimi i gjakut stimulohet: rrahjet më të shpejta të zemrës dhe frymëmarrja më e shpejtë e pompon gjakun më shpejt nëpër trup dhe qelizat furnizohen më mirë me oksigjen.

6. Parandalimi i sëmundjeve sekondare: Ata që ushtrojnë rregullisht për të paktën 30 minuta dy deri në tre herë në javë parandalojnë sëmundjet dytësore të mundshme të diabetit siç janë sindroma e këmbës ( shputës) diabetike ose sëmundjet kardiovaskulare.

7. Mirëqenia fizike dhe mendore përmirësohet dhe sporti ka një efekt parandalues në rastin e depresionit: në diabet, çrregullimet depresive janë dy herë më të zakonshme sesa ato me metabolizëm të shëndetshëm. Hormonet (veçanërisht serotonina) prodhohen në një masë të shtuar përmes ushtrimeve, gjë që rrit mirëqenien.

8. Ushtrimet zvogëlojnë stresin: stresi gjithashtu ndikon në nivelet e sheqerit në gjak.

9. Aktivitet fizike mund të zëvendësojë ilaçet: lëvizjet dhe sporti mund të ndihmojnë aq mirë në fazat e hershme, saqë tabletat si metformina ose beta bllokuesit (tableta kundër tensionit të gjakut) mund të ndërpriten (të hiqen nga perdorimi). POR!!!: asnjëherë të mos ndërpritet terapia pa u konsultuar me mjekun ose diabetologun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat