Receta për jetëgjatësi, bota në shok, mjekët vërtetojnë

Mjekësi alternative

Receta për jetëgjatësi, bota në shok, mjekët vërtetojnë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Limoni pastron mëlçinë dhe stimulon punën e saj, është antiseptik dhe antioksidues, parandalon gripin, ftohjen dhe shumë lloje të infeksioneve, ndihmon te dhimbjet në lukth, ndihmon tretjes, normalizon punën e zorrëve dhe lehtëson zbrazjen e tyre… etj. Në vijim ju sjellim recetën me disa përbërës, recetë për jetëgjatësi e përbërësit me siguri se i keni në shtëpi. Bëhet fjalë për karotë, mollë, limon dhe xhenxhefil.

Karota përmirëson shikimin dhe ndikon kundër kancerit, lëkura përtërihet, ndërsa që karota është e shëndetshme në përgjithësi. Është e mirë për zemër, shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave dhe ndikon kundër sulmit në zemër.

Limoni pastron mëlçinë dhe stimulon punën e saj.

Xhenxhefili zbut dhimbjet në lukth dhe fryrjet, shëron kollën, mundimet. Mollët njihen për fatin se janë të pasura me fibra, se ngopin organizmin, treten lehtë, ndërsa që ofrojnë edhe shumë veti shëruese, qoftë nëse e konsumoni të tillë apo nëse e konsumoni lëngun e saj. Përbërësit: - 4 karota; - 3 mollë; - Lëngun nga gjysmë limoni; - Një xhenxhefil të gërryer (2 cm). Përgatitja: Të gjithë përbërësit e përmendur i copëtoni, më pas i hidhni në blender, ndërsa që lëngun e fituar ta konsumoni menjëherë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat