Eliminon dhimbjen, nxjerr ujin e tepërt nga trupi, ky çaj 'shpëton' organizmin

Mjekësi alternative

Eliminon dhimbjen, nxjerr ujin e tepërt nga trupi, ky çaj 'shpëton' organizmin

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Majdanozi është një bimë erëzore mesdhetare, e cila për shkak të gjetheve të tij jeshile shpesh luan një rol të madh në dekorimin e ushqimit, por përveç kësaj, është një “ilaç” nga natyra. 

Majdanozi rekomandohet si një pije ideale në luftën kundër temperaturës, sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve të traktit urinar, diabetit, inflamacionit të syve madje edhe impotencës.

Aftësia e kësaj bime për të stimuluar nxjerrjen e lëngjeve nga trupi është e mahnitshme, ndaj është shumë e dobishme për shëndetin e veshkave dhe të gjithë rrugëve urinare. Rrënja e majdanozit vepron si diuretik, prandaj përdoret për të trajtuar forma të ndryshme të grumbullimit të tepërt të lëngjeve në trup.

Stimulon dhe nxjerrjen e kripërave në organizëm dhe ndikon në uljen e presionit të gjakut.

Çaji i majdanozit njihet për efektet e mahnitshme në trup, qetëson nervat, lehtëson dhimbjet dhe fryrjet dhe pastron gjakun. 

Si ta përgatisni? Hidhni majdanozin me 200 ml ujë të vluar, lëreni për 10-15 minuta dhe kullojeni. Pini çaj të nxehtë midis vakteve 2-4 herë në ditë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat