Kur dhimbja në gjoks është simptomë e një ataku kardiak dhe kur nervat janë të përflakura

Mjekësi alternative

Kur dhimbja në gjoks është simptomë e një ataku kardiak dhe kur nervat janë të përflakura

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Bëj një gjë dhe do ta kuptosh nëse jeta jote është në rrezik

Simptomat e sulmit në zemër dhe inflamacionit të nervave ndër brinjë janë shpesh shumë të ngjashme dhe ja si t’i dalloni ato.

Jo çdo dhimbje gjoksi është tregues i problemeve të zemrës. Siklet mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh të tjera. Simptomat më të shpeshta lidhen me nevralgjinë – me dëmtim të nervave periferike.

Nevralgjia e ndërbrinjëve zakonisht fillon në shpinë dhe përhapet si një rrip në murin e përparmë të gjoksit. Zakonisht ka dhimbje konstante, të topitura, me sulme të herëpashershme të dhimbjes së fortë.

Këto simptoma të pakëndshme mund të jenë konstante dhe të shfaqen në mënyrë sporadike, në “sulme”. Dhimbja përkeqësohet kur përpiqeni të merrni frymë ose të nxirrni frymën.

Dhimbja mund të përhapet në krah, qafë, shpinë ose shpatull. Në zonën ku ndodhet nervi i prekur shpesh vërehet se lëkura është më e zbehtë, pra ajo pjesë mpihet në mënyrë të konsiderueshme.

Edhe prekjet e lehta të pikave paravertebrale (muskujt që mbështesin shtyllën kurrizore) apo hapësirave ndër brinjë e bëjnë dhimbjen të padurueshme.

Sipas kardiologëve, nevralgjia shpesh ngatërrohet me atakun në zemër. Në sëmundjet e zemrës dhimbja shfaqet prapa sternumit ose pak në të majtë. Zbret në krahun e majtë, në qafë, nën tehun e shpatullës, shpesh në nofullën e poshtme. Megjithatë, në shumicën e rasteve, pacienti nuk mund të përcaktojë saktësisht se nga vjen dhimbja dhe cila është pjesa më e rrezikuar…

Dhimbja shoqërohet me rrahje të shpejta të zemrës, gulçim, djersë të ftohtë, lëkurë të zbehtë. Këto simptoma nuk zhduken kur personi është në pushim, që është dallimi thelbësor midis sëmundjes së zemrës dhe nevralgjisë ndër brinjëve.

Ndjesitë e pakëndshme të shkaktuara për shembull nga një atak në zemër, mund të zgjasin deri në 10-15 minuta dhe nuk lehtësohen me mjekim. Nëse dhimbja shoqërohet me anginë pectoris, sulmi zgjat rreth pesë minuta dhe zhduket kur merrni nitroglicerinë.

Te sulmi në zemër, nitroglicerina dhe ilaçe të ngjashme ndihmojnë shumë pacientin. Në nevralgji, këto barna janë të padobishme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat