Bëjeni jetën tuaj më të lehtë! Tri metoda të thjeshta për t’i lehtësuar alergjitë e pranverës

Mjekësi alternative

Bëjeni jetën tuaj më të lehtë! Tri metoda të thjeshta për t’i lehtësuar alergjitë e pranverës

Më: 9 maj 2022 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Alergjitë e zakonshme të pranverës këtë vit u shfaqën pak më herët se zakonisht

Ditët me diell, temperaturat e këndshme dhe bimët e lulëzuara për personat që kanë problem me alergjitë është një periudhë që kërkon kujdes të veçantë, por edhe përgatitje, në mënyrë që të shmangen plotësisht alergjitë apo të shfaqen sa më pak.

Alergjitë prekin deri në 30 për qind të popullsisë së botës dhe kjo përqindje është vazhdimisht në rritje.

Ky reagim i tepruar i sistemit imunitar të njeriut ndaj ekspozimit ndaj substancave, që në shumicën e njerëzve nuk shkakton reaksion, mund të lehtësohet, përveç antihistaminave, edhe nga aktivitetet e përditshme që do të na lehtësojnë jetën.

Dush para gjumit

Nëse keni qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe nuk keni bërë dush para gjumit, ekziston mundësia që poleni të mbetet në shtratin tuaj dhe të jeni të ekspozuar ndaj alergjenëve gjatë gjithë natës.

Trajnim në ambiente të mbyllura

Nëse jeni tip që zgjoheni herët në mëngjes dhe preferoni stërvitjen në atë kohë të ditës, duhet të dini se përqendrimi i polenit është më i lartë në periudhën nga ora 5 deri në 10 të paradites. Prandaj, merrni parasysh ta bëni stërvitjen në ambiente të mbyllura ose të ndryshoni kohën kur ushtroheni.

Pastrim i rregullt i hapësirës së banimit

Çarçafët duhet të lahen në 90 gradë për të eliminuar të gjitha grimcat e polenit. Lani të paktën dy herë në javë dhe rregullisht fshijeni pluhurin, duke reduktuar kështu edhe praninë e polenit në dhomë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat