Ka diçka që jua eliminon lodhjen dhe stresin para gjumit

Mjekësi alternative

Ka diçka që jua eliminon lodhjen dhe stresin para gjumit

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 20:19
Ilustrim

Qetësia para gjumit është një prej gjërave më të vështira, sidomos nëse vazhdon të bësh kontrollin e fundit të Instagramit apo edhe duke menduar për gjërat që do të bësh nesër. E beson ose jo, relaksi është një proces i lehtë natyral.

Ja cilat janë 3 pije qetësuese që të çlodhin para se të flesh.

E para gjë që mund të të qetësojë është një çaj limoni me mjaltë. Mjalti qetëson fytin dhe limoni është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë. Të dyja bashkë qetësojnë stomakun. Sa herë ndihesh e shqetësuar para gjumit, kjo është zgjidhja.

Çaji jeshil është një tjetër zgjidhje e mirë para gjumit, sepse përmban një përbërës relaksues natyral, theaninë. Çaji jeshil është më i mirë nëse ke nevojë për t’u qetësuar nga një gjendje ankthi.

Së fundi, me siguri ke dëgjuar për këtë, por mund ta kesh harruar: çaj kamomili. Ky opsion është, në thelb, sinonim i gjumit. Një filxhan kamomil është pija perfekte për të ndihmuar trupin të qetësohet dhe të bëhet gati për të fjetur.

Ndihesh akoma e lodhur? Koha për të provuar njërën prej këtyre!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat