Kura natyrale e qepës, pastrimi ideal i veshkave

Mjekësi alternative

Kura natyrale e qepës, pastrimi ideal i veshkave

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 19:08
Ilustrim

Veshkat janë të rëndësishme për nxjerrjen e toksinave dhe helmeve ushqimore jashtë organizmit.
Procesi i pastrimit të organizmit është mjaft kompleks dhe ka zanafillën tek veshkat.

Përmirësimi i funksioneve të veshkave ka rol vendimtar në shëndetin e të gjjithë organizmit.

Problemi është se falë veseve të këqija, veshkat vuajnë dhe nuk punojnë siç duhet, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org një kurë ideale me qepë e cila forcon veshkat dhe i ndihmon ato të largojnë me shpejtësi substancat e dëmshme.

Qepa është e pasur me vitamina dhe minerale, të cilat e mbështesin dhe mbrojnë organizmin në shumë dimensione.

Qepa ka efekt pastrues, shërben si antibiotik dhe ka ndikim diuretik.

Të treja këto vlera prekin drejtpërdrejtë shëndetin e veshkës.

Përbërësit e qepës krijojnë një mburojë në veshka dhe e mbrojnë atë nga radikalet e lira.

Alicina, një nga përbërësit kryesorë të qepës i jep asaj rolin e një pastrueseje efikase për veshkat.

Vitaminat dhe mineralet tek veshka ekuilibrojnë sasinë e lëngjeve në trup dhe të elektroliteve.

Qepa përmban vitaminat A, B, C dhe E.

Ajo është e pasur me mineralet si kalçiumi, kaliumi, magnezi, sulfuri, fosfori, jodi dhe bakri.

Qepa përmban edhe fibër që është e nevojshme për sistemin tretës.

Si ta përgatisni kurën e qepës

Përbërësit:

2 litra ujë

2 qepë mesatare

3 tufa majdanoz

Lëngu i tre limonëve

Përgatitja:

Ngroheni ujin në një tenxhere.

Qërojini qepët dhe prijini në copa të vogla.

Hidhni ujin e ngrohtë në një kavanoz të madh dhe më pas hidhni qepët.

Shtoni majdanozin dhe lëngun e limonit.

Pas dy orësh, kullojeni lëngun.

Lëngu duhet konsumuar në doza të barabarta gjatë ditës.

Idealja është që të pihet nga një lugë gjelle 5-6 herë gjatë ditës.

Efekti diuretik është i fuqishëm, ndaj kjo kurë mund të përdoret tre herë në javë dhe në varësi të detoksifikimit që kërkon ky organ.

Rekomandohet që gjatë kurës të shmangni yndyrnat e ngopura dhe sheqerin, të cilat rrisin toksinat në organizëm.

Hani më shumë perime dhe fruta me përmbajtje të lartë uji.

Rekomandohet gjithashtu konsumi i bishtajoreve kërpudhave dhe peshkut.

Kurën mund ta vazhdoni për 4 javë.

Kujdes:

Kjo kurë mund të shkaktojë reagime të padëshiruara tek njerëzit që vuajnë nga refluksi acidik apo irritimi gastrik.

Ajo nuk rekomandohet për njerëzit që janë të prekur nga tensioni i ulët sepse e ul më shumë atë.

Njerëzit që vuajnë nga hipoglicemia nuk duhet ta përdorin këtë kurë sepse ndikon në nivelin e sheqerit./AW/

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat