Ftoi, fruti i fundit i pragdimrit që i ka fshehur cilësitë

Mjekësi alternative

Ftoi, fruti i fundit i pragdimrit që i ka fshehur cilësitë

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Një frut i vendeve të ngrohta, që megjithëse shumë i shijshëm, shpeshherë përtojmë ta pastrojmë e ta hamë për shkak të strukturës së tij të fortë. Ftoi ka vlera të mëdha ushqyese për trupin tonë. Vlerat e vërteta të ftoit mund t’i marrim duke e konsumuar atë bashkë me lëkurën, duke qenë se është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitamina, minerale, përbërës fenolikë, antioksidues dhe fibra dietike.

Duke ngrënë ftonj, ne mund të biem nga pesha: Një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin dhe rënë në peshë, është të përmirësoni tretjen. Ftoi është i pasur në fibra dietike, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë istemin tretës. Do të keni më shumë energji dhe do të humbisni më shumë peshë duke përmirë- suar shëndetin digjestiv. Konsumi i ftoit, në sezonin e tij, parandalon sëmundjet gastrointestinale: Përveçse ndihmon në procesin e tretjes së ushqimeve, parandalon gjithashtu një sërë gjendjesh gastrointestinale, si sëmundja e zorrës së irrituar ose divertikuliti. Trajton problemet e ndryshme të lëkurës: Nivelet e larta të antioksiduesve dhe vitaminave te ftoi janë shumë të mira për të mbajtur të shëndetshme dhe të re lëkurën. Antioksiduesit parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave, të njollave dhe duke mbrojtur lëkurën kundër rrezeve ultraviolet.

Nëse hahet i freskët, pra, i papërpunuar me sheqerna, rregullon tensionin e gjakut: Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishëm në trup pasi mban nën kontroll tensionin e gjakut dhe ndihmon për të transportuar lëngjet në qelizat e trupit. Sa i përket tensionit të gjakut, kaliumi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe arterieve, duke parandaluar kështu sforcimin e sistemit kardiovaskular. Kështu mund të ulet rreziku për zhvillimin sëmundjeve të tilla si, arteroskleroza, sëmundja koronare e zemrës, sulmi në zemër dhe goditjet në tru.

Së fundi, ftoi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon aneminë: Përmbajtja e lartë në minerale, si hekuri dhe zinku, ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Kështu, parandalohen sëmundje të tilla si anemia, për shkak të mungesës së hekurit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat