Ky është çmimi i Samsung S21 për Evropë

Mobile

Ky është çmimi i Samsung S21 për Evropë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Gjatë këtij muaji ishin publikuar çmimet për serinë Galaxy S21 për tregun indian, megjithatë çmimet nuk do të jenë të njëjta edhe në tregun e Evropës.

GSMArena raporton se modeli Vanilla S21 dhe S21+ do të kenë çmim më të ulët, derisa ai Ultra do të ketë çmim më të lartë në Evropë.

Jozyrtarisht mësohet se Galaxy 21 do të ketë çmim fillestar 849 euro, derisa S21+ do të ketë çmim prej 1,049 euro. Kurse Ultra do të ketë çmim 1,349 euro. Këto janë çmimet për telefonin standard prej 128 GB.

Për 50 euro më tepër jo do të merrni hapësirë të dyfishtë memorizuese në të gjitha modelet, derisa Ultra me 512GB ka çmim prej 1,529 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat