Shfaqen detaje të reja të OnePlus 9

Mobile

Shfaqen detaje të reja të OnePlus 9

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:25
OnePlus 9

Sipas thashethemeve të fundit, OnePlus planifikon të lansojë tre modele brenda linjës së re të telefonave premium – OnePlus 9, 9 Pro dhe 9 Lite (9E).

Tani, janë shfaqur fotografi live që tregojnë modelin standard tē OnePlus 9, duke konfirmuar kamerën selfie me punch-hole dhe duke zbuluar mbështetjen për mbushjen pa tela edhe nē anēn e kundērt.

Aktualisht, vetëm OnePlus 8 Pro mbështet mbushjen pa tela me valë, kështu që besohej se dy funksione do të rezervoheshin për modelin OnePlus 9 Pro. Sidoqoftë nuk duket se është kështu, pasi fotot e zbuluara tregojnë ekzistencën e mbështetjes për mbushjen e kundërt wireless në modelin standard OnePlus 9 gjithashtu.

OnePlus po pērgatitē serinē e re tē modeleve 9 pēr mesin e muajit mars, ndērsa deri nē kētē kohē pritet tē dalē me detaje tē reja pēr variantet e reja tē serisē sē fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat