Çfarë është Burst Mode në iPhone dhe si ta përdorni

Mobile

Çfarë është Burst Mode në iPhone dhe si ta përdorni

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 06:40
iPhone

Burst Mode është shndërruar në një opsion standard në shumicën e smartfonëve. Në momentin që aktivizohet ju mund të kapni disa foto njëherazi, shumë të dobishme në rastin kur objekti juaj po lëviz.

Është një funksion i integruar në aplikacionin e kamerës së iPhone ku kap disa foto me shpejtësi. Është opsion i mrekullueshëm nëse dëshironi të zgjidhni foton më të mirë ideale për selfiet, fotot në grup dhe evenimentet sportive.

Burst Mode funksionon me kamerën e pasme por edhe selfie. Në këtë artikull ju tregojmë sesi të përdorni Burst Mode në iPhone.

Ja sesi të përdorni Burst Mode nga iPhone XS tek modelet e fundit

Hapni aplikacionin e kamerës

Aplikacioni hapet në modalitetin Photo. Nëse një modalitet tjetër është i përzgjedhur duhet të kaloni tek ky i fundit.

Kur të jeni gati tërhiqni në të majtë butonin e shkrepjes dhe fotot Burst fillojnë të realizohen

Hiqni gishtin nga ekrani kur dëshironi të ndalojë

Ja sesi të përdorni Burst Mode në iPhone X dhe modelet e kaluara

Hapni aplikacionin e kamerës

Kaloni në modalitetin Photo nëse nuk jeni aty

Kur të jeni gati shtypni butonin e shkrepjes dhe mbani të shtypur

Hiqni gishtin kur dëshironi që shkrepja të ndalojë

Aktivizoni Burst Mode me butonat e volumit

Ndonjëherë nuk është praktike të mbanin shtypni në butonin e shkrepjes në ekran sidomos për selfiet. Ka një alternativë tjetër për modelet iPhone XS dhe ato të fundit të iPhone por duhet ta aktivizoni vetë.

Hapni Settings

Shkoni tek Camera

Aktivizoni opsionin Use Volume Up for Burst

Hapni aplikacionin e Camera

Me modalitetin Photo mbani shtypur butonin lart të volumit

Hiqni gishtin kur dëshironi që shkrepja të ndalojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat