Apple lançon iOS 14.5

Mobile

Apple lançon iOS 14.5

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:06
Apple

 

Gjatë një njoftim për mediat në lidhje me produktin e ri të kompanisë AirTag, një detaj kaloi në heshtje të plotë. Apple lajmëroi se iOS 14.5 do të vijë javën e ardhshme.

AirTag del në shitje më 30 Prill për të gjitha pajisje Apple me iOS 14.5, watchOS 7.4 dhe macOS 11.3.

Apple lançoi betan e parë publike të iOS 14.5 në fillim të muajit Shkurt së bashku me watchOS 4.5 beta. Së bashku me mbështetjen për AirTag, Apple do të implementojë edhe App Tracking Transparency.

Kjo e fundit ju kërkon zhvilluesve të kërkojë leje për gjurmimin e përdoruesve në fushatat e reklamimit. Është pikërisht kjo lëvizje që ka acaruar marrëdhënien e Apple me Facebook.

Së fundi iOS 14.5 sjell opsione të zërit në Siri dhe tonalitete të reja për disa emoji. Në momentin që do të bëhet i disponueshëm përdoruesit e iPhone mund të shkarkojnë iOS 14.5 nga Settings në telefonin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat