OnePlus Nord CE, smartfoni për tu blerë

Mobile

OnePlus Nord CE, smartfoni për tu blerë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 08:08
OnePlus Nord CE

OnePlus prezantoi ditën e sotme smartfonin më të fundit që i bashkohet rangut të mesëm, Nord CE. Me CE kompania nënkupton “Core Edition”, një tregues se OnePlus po fokusohet tek themelet në vend që të fryjë specifikat e smartfonit.

Nord CE debutoi sot në Evropë dhe Indi dhe krahasuar me modelin e vitit të kaluar është paksa më i tkurrur në harduer. Sensori kryesor i kamerës së pasme ka një madhësi prej 64-megapiksel, një rritje krahasuar me 48-megapiksel në modelin e vitit të kaluar.

Atë e shoqëron një kamër me kënd super të gjerë 8-megapiksel dhe një monochrome 2-megapiksel. Kamera selfie është 16-megapiksel.

Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 750G, krahasuar me 765G që kishte modeli i kaluar. OnePlus thotë se procesori është 20% më i shpejtë ndërsa grafikat 10%.

Procesori shoqërohet nga 6, 8 ose 12GB RAM dhe fuqizohet nga një bateri prej 4,500 mAh që me Warp Charge 30T karikohet në 70% për gjysëm ore.

Në pamje të jashtme është shumë i ngjashëm me modelin e kaluar. Ekrani 6.43-inç 1080p OLED ka frekuencë 90Hz. Për këtë smartfon OnePlus kërkon 329 euro për modelin me 8GB RAM dhe 128GB memorie, 399 euro për modelin me 12GB RAMdhe 256GB memorie.

Në Evropë ofrohet një variant 6GB RAM dhe 128GB memorie për 299 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat