Ja smartfoni më i mirë i vitit

Mobile

Ja smartfoni më i mirë i vitit

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 19:23
Galaxy S21 Ultra

Galaxy S21 Ultra është një smartfon i mrekullueshëm dhe një prej flagshipëve Android për tu mundur.

Në Global Mobile Awards gjatë Kongresit Mobil Botëror Galaxy S21 Ultra 5G u shpall smartfonin më i mirë në botë.

Global Mobile Awards shpërblen pajisje, harduer dhe softuerë të cilët mundësojnë inovacion në industrinë globale mobile.

S21 Ultra ka një performancë të shkëlqyer, kamera të cilësisë së lartë, ekran brilant dhe një dizajn të mrekullueshëm. S21 Ultra është smartfoni i parë që mbështet S Pen.

Edhe pse S21 Ultra 5G mori çmimin, një smartfon tjetër i lavdëruar ishte S20 FE për shkak të vlerës që përmban. Fansat e Samsung tashmë kanë sytë drejt S22 por mos të harrojmë se S21 FE është në horizont dhe do të prezantohet drejt fundit të vitit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat