A përgjohen vërtet telefonat tanë?

Mobile

A përgjohen vërtet telefonat tanë?

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 00:59
Foto ilustrim

Sa herë keni dëgjuar për lajme dhe supozime se përgjohemi mes telefonit tonë? Edhe pse flitet kaq shumë për këtë çështje, shumë pak është bërë në drejtim të zbulimit të së vërtetës. Pjesë e shqetësimit nuk përfshin vetëm përgjimin nga shërbimet shtetërore sekrete dhe të spiunazhit, por edhe abuzimin hipotetik nga kompani të ndryshme të web-it.

Shumë njerëz flasin për një koincidencë të vazhdueshme dhe të çuditshme, të asaj që flasin në takimet private, familjare dhe reklamave që shfaqen për punë minutash në çdo faqe që hapin mbi atë temë që kanë folur. Mund të jetë film, destinacion turistik, veshje, çfarëdo gjëje.

Disa studime sekrete po bëhen për këtë çështje, por akoma nuk është zbuluar mjaftueshëm, ama ca këshilla po qarkullojnë për mënyrën si mund të ruheni derisa të provohet e këtyre ideve.

Duhet theksuar se aktualisht ka një arsye teknike pse kompanitë e ndryshme të webit dinë shumë për ne. Fajin e ka vetë leja që ju japim për të pasur kontroll të plotë tek ne. Ndaj që të mos rrezikoni filloni të fikni mikrofonin ‘Sirin’ dhe të tjera aplikacione që aksesojnë kamerën dhe mikrofonin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat