Shitjet e telefonave bien me 6 për qind

Mobile

Shitjet e telefonave bien me 6 për qind

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 07:28
23 për qind e telefonëve të shitur kishin emrin e Samsung.

Nga Nvidia tek AMD apo prodhues të veturave si General Motors, kriza globale e çipeve ka prekur çdo lloj industrie që varet tek komponentët e kompjuterëve.

Megjithatë tashmë kanë filluar të preken edhe prodhuesit e telefonëve. Sipas Canaly, shitjet e telefonëve ranë me 6 për qind në tre mujorin e tretë të 2021.

Firma analitike fajëson krizën globale të çipeve ndërsa kompanitë nuk arrijnë dot të përmbushin kërkesën e konsumatorëve.

23 për qind e telefonëve të shitur kishin emrin e Samsung. Apple zuri 15 për qind të shitjeve, Xiaomi 14 për qind dhe Vivo e Oppo me 10 për qind secili.

Së bashku tre prodhuesit kinezë zunë 34 për qin d. Canalys përfshin edhe shitjet e OnePlus nën markën e Oppo por e ruan veçmas ndaj Vivo.

Të tre këto marka janë në pronësinë e BBK Electronics.

Sa i takon Apple, vihet re një përformancë e fuqishme me vetëm 1 javë shitje të iPhone 13.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat